Na ndiqni ne Facebook

KATËR VJET NGA VDEKJA E VIGANIT SHQIPTAR ADEM DEMAÇI

 



Historia e kombit shqiptar, shpesh është treguar e ashpër dhe inatçore ndaj bijave dhe bijve të këtij populli, të cilët sakrifikuan jetën e tyre, që ky popull t'iu përballojë furtunave të egra kohore. Të mbahet në këmbë. Të zhvillohet e të ec përkrah popujve tjerë majave të  prosperitetit e të dinjitetit individual e kolektiv.

 

Vigani kombëtar Adem Demaçi, qysh në moshë të njomë, pa i mbushur 20 vjet, u ngritë si feniksi, mbi fatin tragjik të popullit shqiptar dhe "esnafëve" të në shërbim të pushtuesve shekullor serbomëdhenj e jugosllavë dhe me tërë energjinë morale patriotike, i tha mjaftë robërisë dhe denigrimit kombëtar shqiptar.

 

28 vite burg të vuajtura nëpër kazamate jugosllave, Adem Demaçin tonë, nuk e lëkundën, nuk e gjunjëzuan, por vetëm e shndërruan në figurë qendrore të historisë sonë, lokomotivë të lëvizjes kombëtare për liri e bashkim, përparim e dinjitet kombëtar.

 

Nuk gjendet shembull në botë, të ketë bërë aq shumë për lirinë e popullit të tij sa Adem Demaçi. Nuk ka rast në botë, të ketë vuajtur aq shumë dhe aq gjatë sa Adem Demaçi dhe ta ruaj aq mrekullueshëm kohezionin moral e patriotik si ujët e kristaltë.

 

Kur Adem Demaçi doli nga burgu më 1990,  rrethanat politike  kishin ndryshuar akoma më keq. Kosova kishte humbur edhe ato pak drejta të garantuara më parë. Në vend sundonte politika e dhunës dhe terrorit shovinist mbi popullin tonë. Në anën tjetër Lidhja Demokratike e posa formuar aktronte demokracinë.

 

Edhe pse pas daljes nga burgu Adem Demaçi, e pranoi mënyrën e organizimit pluralist, por shpejt e kuptoi rolin pacifizues të saj.

 

Adem Demaçi, bëri ç'është e mundur në revitalizimin e rezistencës popullore kundrejt  logjikës nënshtruese që kishte instaluar LDK. Ai, përkrahu nga themelimi UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare dhe u emërua përfaqësues politik i saj.

 

Adem Demaçi, deri në frymën e fundit, qëndroi stoik në krye të përpjekjeve për konsolidimin dhe ndërtimin e demokracisë dhe drejtësisë në shtetin e Kosovës. Punoi dhe luftoi pakompromis në mbrojtjen dhe fuqizimin e vlerave të lirisë së Kosovës.

 

Adem Demaçi, na la trashëgimi veprën kolosale monumentale të luftës për liri, dinjitet dhe përparim kombëtar.

(S.S



)

Comments