Politikanë
diletantë e karaxhozë dhe opinionistë kosovarë, të zhytur në krim, uzurpime e
servilizëm ndaj strukturave kriminale të Serbisë që operojnë ilegalisht në
Kosovë, janë shqetësuese, tejet shqetësuese për shtetin e Kosovës.
Në parlament dhe
kudo në jetën politike e shoqërore të Kosovës, fare pa u maskuar, dalin figura
të verbuara nga urrejtja patologjike me sulme të vrazhda kundër Albin Kurtit
dhe Qeverisë së tij, me të njëjtën retorikë agresive të Serbisë fashiste.
Absolutisht, të lënë përshtypjen si renegatë dhe marioneta serbe, që i ngjanë
një sinkronizimi të koordinuar!
Atë çka e thotë
Beogradi kundër Albin Kurtit, të njëjtën e thonë politikanë opozitarë dhe
analistë - opinionistë të mbajtur financiarisht prej tyre e qarqeve
antishqiptare, kryesisht serbe.
Kjo fushatë
shfrenuese është ngritur në intensitet, pikërisht kur Qeveria Kurti vendosi
masat e reciprocitetit me Serbinë, për
regjistrimin e automjeteve me targa të Republikës së Kosovës, të cilat
qarkullojnë brenda Kosovës me targa të lëshuara nga Serbia dhe pajisjen e shtetasëve të Serbisë me fletë deklarim për
hyrje në Kosovë.
Maltusët politikë
shqiptarë të Kosovës, s'lënë mjet pa përdorur që reciprociteti me Serbinë të
mos zbatohet, duke shpikur gënjeshtra dhe akuza nga më absurdet, për gjoja
rrezikim të stabilitetit dhe moskoordinim me miqtë ndërkombëtarë.
Këta politikanë
të pacipë, shkojnë aq larg që, solidarizohen me zëra çetnikë, për ta rrëzuar
Qeverinë legjitime të kryesuar nga kryeministri Kurti.
A do të
realizohen orekset kriminale të Serbisë dhe bandave politike - mediatike të
Kosovës për rrëzimin e qeverisë Kurti? Jo! Kurrë! Populli i Kosovës e mbështet
fuqishëm Qeverinë e cila po i mbron dinjitetshëm dhe me vendosmëri, interesat
jetike qytetare dhe shtetërore të Kosovës.
Stabilitetin
rajonal, nuk e rrezikon Albin Kurti, pse punon në funksionalizimin dhe forcimin
e shtetit të Kosovës. Kërcënim real për stabilitetin rajonal, paraqet politika
hegjemoniste serbe që e kërcënon Kosovën me luftë dhe banda kriminale të
lidhura me te, që veprojnë brenda territorit të vendit tonë.
(S.S.)
Comments