“Swedish Nomad” një media suedeze, ne vitin 2018 ka renditur 15 fakte interesante për Shqipërinë.“A po kërkoni fakte për Shqipërinë? Ja një listë me 15 fakte interesante për Shqipërinë që ndoshta nuk e dinit”, nis artikulli i medias suedeze.
A e dini se ka më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit
se brenda? Komunitetet më të mëdha të diasporës shqiptare janë gjetur
veçanërisht në Itali, Argjentinë, Greqi, Kroaci, Turqi, Skandinavi, Gjermani,
Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara.Dhe sigurisht Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe
Serbia.
2.Nuk ka McDonald në shqipëri
Nëse jeni duke kërkuar për një McDonald’s në Shqipëri, ju do
të duhet të kërkoni për një kohë të gjatë, sepse nuk ka një restorant të vetëm
McDonald’s në vend. Megjithatë, ka një zinxhir të ngjashëm me ushqim të shpejtë
të quajtur Kolonat.
3.Gjuha shqiptare është shumë unike
Nuk ka gjuhë tjetër të ngjashme me gjuhën shqipe. Por është
ende e njohur si një gjuhë indo-evropiane, edhe pse ka një degë të pavarur në
pemën e gjuhës. Ka shumë dialekte, por dy kryesore janë Tosk dhe Geg.
4.Xhiro në mbrëmje
Shqiptarët kanë traditë të shëtitin në mbrëmje në rrugët
kryesore, kjo është një mënyrë e mirë për të biseduar.
5.Kishte vetëm 3000 automjete në vend pas rënies së
komunizmit
Në fund të epokës komuniste, në vend kishte rreth 3 milion
njerëz, por kishte vetëm 3000 vetura. Kjo ndodhi për shkak se makinat private
ishin të paligjshme gjatë sundimit komunist.
6.PO do të thotë JO dhe JO do të thote PO
Kjo të konfuzon disi,
kur shqiptarët thonë jo tundjen e kokës e kanë PO, kur thonë po me kokë
e kanë JO. Mbajeni mend këtë sepse
zakonisht ata i përgjigjen pyetjeve me kokë.
7.Zyrtarisht 70% të shqiptarëve janë musliman, por numri që
praktikon fenë është më pak.
Këto janë numra zyrtarë, por në realitet, ka shumë më pak që
praktikojnë në mënyrë aktive fenë. Kjo është edhe për faktin se feja u ndalua
gjatë epokës komuniste. Shqipëria u bë vendi i parë në botë që ishte ateiste
nën sundimin e Enver Hoxhës.
8.Kultura e kafeve është shumë e madhe
Sidomos ekspres. Ju do të shihni njerëz të ulur në bare dhe
kafene gjithandej. Shumë prej tyre fillojnë ditën e tyre duke pirë një filxhan
të bukur të kafesë turke.
9.Pas qethjes ju do të merrni një goditje në qafë.
Pasi të keni marrë shuplakën, berberi do të thotë “me shëndet”.
10.Shqipëria ka më shumë se 3250 specie të bimëve.
Kjo është e barabartë me 30% të të gjithë florës së Evropës.
Ka dhe shumë bimë dhe lule
11.Besojnë në fat
Shumë shqiptarë besojnë në fat të mirë ose të keq.
Ja disa shembuj:
Fat i keq: Për të prerë thonjtë gjatë natës, nëse syri yt
dridhet diçka e keqe do të ndodhë, të hedhësh bukën, të hysh në një shtëpi të
re me këmbën e majtë, e martë është e pafat.
Fat i mirë: nëse një zog urinon në ju, ose në qoftë se një fëmijë urinon mbi ju.
12.Shqipëria ka 70% të sipërfaqes së saj të mbuluar nga
malet
Ju mund të thoni se është vendi i maleve pasi që 70% e
sipërfaqes së përgjithshme mbulohen prej tyre. Mali më i lartë është mali Korab
në 2764 metra.
13.Përshkruar nga GEOGRAPHIC AS si një nga destinacionet më
të mira në vitin 2018
Në vitet e fundit, turizmi është rritur shumë në Shqipëri
dhe gjithnjë e më shumë njerëz zbulojnë këtë vend të bukur. “National
Geographic”, e renditi atë si një një nga vendet më të mira të 2018.
14.Mbi 700 000 bunkerë u ndërtuan gjatë kohës së komunitetit
Megjithatë, shumë nga këto janë shkatërruar, por ka ende
disa që kanë mbetur për të provuar ekzistencën e tyre të mëparshme. Disa prej
tyre janë bërë edhe kafene.
15.Nënë Tereza është shqiptare dhe mori çmimin NOBEL.
Ajo konsiderohet si simboli
i vendit dhe është e vetmja
shqiptare që ka marrë çmimin Nobel.
Comments