Na ndiqni ne Facebook

VENDIM I RI I QEVERISË SË KOSOVËS PËR TARGAT ILEGALE

Më 28 tetor, Qeveria e Kosovës vendosi të modifikojë vendimin paraprak për regjistrimin e automjeteve me targa legale zyrtare "RKS" kundrejt atyre me regjistrim ilegal, të trashëguara nga Serbia milosheviqiane.

Më 1 Nëntor  2022, hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës, për ndalim qarkullimin e automjeteve me regjistrim të Serbisë në territorin e Kosovës, pronarë të të cilave janë shtetas të republikës sonë të përkatësisë minoritare serbe.


Në këtë situatë aq ndërlikuese, shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, kërcënimet ushtarake të Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkesa amerikane për shtyrjen e afatit 10 mujor për regjistrimin e automjeteve me targa legale të Kosovës, Qeveria Kurti, mori një vendim modifikues të zgjidhjes së kësaj çështje në faza të përcaktuara deri në përmbyllje të këtij problemi më 21 prill 2023.

 

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është i arsyeshëm për dy arsye:  Iu jepet kohë dhe hapësirë të mjaftueshme serbëve të Kosovës Veriore që, të kuptojnë rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së targave të automjeteve të rreshtuara me targa ilegale dhe pa shkaktuar tensione të zbatohet marrëveshja e Brukselit e vitit 2015, mes Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje. Njëkohësisht, të merren në konsideratë propozimi amerikan dhe i shteteve të Quintit  si zgjidhje e ndërmjetme.

 

Serbia dhe lista çetnike serbe, me bandat mafioze kriminale të instaluara ne veri, bëjnë trysni të llahtarshme mbi qytetarët serbë , që t'i refuzojnë targat zyrtare të Republikës së Kosovës, duke i kërcënuar edhe me likuidime fizike....

 

Në anën tjetër opozita kosovare, në mënyrë djallëzore, kërkon nga Qeveria e Kosovës, mosprolongimin e vendimit të korrikut dhe zbatimin e masave të regjistrimit nga 1 nëntori, siç ishte paraparë në vendimin e mëparshëm, me shpresën diabolike, që Kosova të rrëshqas në ndonjë konflikt të pashmangshëm dhe pastaj, të akuzojnë Qeverinë si shkaktare të krizës së shkaktuar.

 

Me këto sjellje bizare të opozitës, posaçërisht të PDK-së, trimërohen lista çetnike serbe,  Vuçiqi dhe bandat kriminale të dirigjuara prej tij në Kosovën Veriore.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, do të veprojnë me seriozitetin e duhur, në zgjidhjen e drejtë të regjistrimit të automjeteve me targa legale "RKS", duke zbatuar me kujdesë dhe konsistencë zbatimin e ligjit dhe kontrollin shtetëror në gjithë territorin e shtetit. (S.S.)


Comments