Me aplikimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës të 28 tetorit 2022, për konvertimin e targave ilegale serbe në ato zyrtare legale të Republikës së Kosovës, nga 1 nëntori, e paraparë në tri etapa, gjegjësisht deri më 21 prill 2023, retorika politike, mediatike dhe lëvizjet ushtarake serbe, kanë arritur shkallën serioze të kërcënimit të Kosovës me luftë, të tipit agresiv, identik me invazionin ushtarak rus në Ukrainë.
Alarmi i
kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për kërcënimin ushtarak të Serbisë ndaj
Kosovës është i arsyeshëm dhe tërësisht i justifikueshëm, të cilin askush nuk
guxon ta injorojë e ta vë në lajthitje dhe ta neglizhojë rrezikun potencial të
planit serb të një agresioni ushtarak kundër vendit tonë!
Është e
kuptueshme që, KFOR-i dhe NATO, janë faktorë të padiskutueshëm për sigurinë e
Kosovës, por, faktori shqiptar.... i Kosovës, luan rol të pakapërcyeshëm,
bashkë me KFOR-in, në parandalimin e imagjinuar serb, në ambiciet e saj për
agresion ushtarak mbi vendin tonë. Historia, është mësuesja më e mirë që,
Serbia, në kontinuitet përpilon plane dhe përgatitet që në rrethana të
favorshme për te, ta sulmojë Kosovën me synim të pushtimit ushtarak. Këtë
rrezik permanent, nuk e shohin ose nuk duan ta ndiejnë disa liderë politikë
amorf, analistë e medie me qëndrim të qartë nihilist, instrumentë të interesave
e rrymave me tendencë denigruese ndaj shtetësisë së Kosovës.
Lidershipi i
spektrit politik opozitar kosovar, urgjentisht e ka për nderë të ndalojnë
kursin e dyfytyrësisë politike dhe të përafrohen pozitë-opozitë në përballjen
konsensuale kundër retorikës agresive serbe.
Në kuadër të
mundësive materiale dhe burimeve njerëzore, Kosova e ka për detyrë të
itensifikojë aftësinë mbrojtëse në shkallë sa më të gjerë, kusht i domosdoshëm
për sigurinë, paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin në vend dhe fqinjësi.
Kosova me vendet ballkanike që aspirojnë evroperëndimin, demokracinë, përparimin dhe paqen rajonale e më gjerë, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët evroamerikanë, nuk do ta lejonin Serbinë të kërcënojë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe sigurinë në rajonin tonë. (S.S.)
Comments