Na ndiqni ne Facebook

DISFATA E RADHËS E SERBISË NË KOSOVË

Bastioni i bandave terroriste çetnike serbe të ideuara e të udhëhequra nga kryeshovinistët Vuçiq-Daçiq, shikuar në perspektivë, po shkojnë drejt çmontimit dhe shkapërderdhjes së turpshme.

 

Ky llum kriminal shovinist banditesk, i instaluar më shumë se dy dekada e ka ndier humbjen fatale dhe për atë, ndodhet në shpurthjen e fundit për ta justifikuar ekzistencën e "parajsës" kriminale banditeske drejt fundit fatal.

 

Barrikadat nuk do të qëndrojnë gjatë dhe me shmangien e tyre do të lirohen rrugët e bllokuara, bashkë me to do të çrrënjosen bandat dhe banditët gjakësorë antishqiptarë.

 

Klika Vuçiq-Daçiq dhe bandat falangiste të tyre në Kosovën Veriore, janë kapur për kashte, duke shpresuar në fushatën e egër të eksponentëve të opozitës dhe mediave kosovare, të cilat me zell të paparë favorizojnë pavetëdijshëm politikën hegjemoniste të Serbisë.

Përderisa opozita kosovare, kërkon me ngulm dorëheqjen e Qeverisë Kurti, Vuçiqi e akuzon Qeverinë gjermane për mbështetje të Albin Kurtit që nuk po e lejon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Deputeti i Bundestagut dhe anëtar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës Knut Abraham, në Parlamentin gjerman ka deklaruar: Për formimin e Asociacionit...nevojitet besimi absolut dhe lojaliteti ndaj shtetit si të nacionaliteteve tjera. "Nga shembujt e tmerrshëm të serbëve në veri, nuk ekziston arsye as bazë, për një bashkësi të komunave me shumicë serbe". (S.S.)

 

Comments