Emërimin e politikanit liberal serb Nenad Rashiq, ministër për komunitete dhe kthim në Qeverinë e Kosovës, nga kryeministri Albin Kurti, pas dorëheqjes së ekstremistit radikal të kreut të listës çetnike serbe, nxiti reagime të ashpra të Aleksandër Vuçiqit dhe garniturës së tij serbomadhe në Beograd.
Nervozizmi i shpërfaqur në kokat e nxehta shoviniste serbe, shpërtheu brutalisht te kreu i shtetit serb Aleksandër Vuçiq, i cili, pa u hamendur, e quajti kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin persekutor dhe terrorist shqiptar.
Emërimi i liberalit serb në postin e ministrit për komunitete dhe kthim, shkaktoi reagim edhe në Bashkimin Evropian, i cili, përmes zëdhënësit të tij Peter Stano, kundërshtoi emërimin e z. Nenad Rashiq ministër në Qeverinë e Kosovës. Z. Peter Stano, nga Brukseli deklaroi që, emërimi i z. Rashiq si ministër i Republikës së Kosovës, bie në kundërshtim me kushtetutën e vendit dhe si rast do të merret kushtetuesja kosovare me te.
Bashkimi Evropian, gjegjësisht zëdhënësi i tij Peter Stano, i dalin në mbështetje listës çetnike serbe dhe presidentit putinist Vuçiq në politikën agresive kundër Kosovës dhe obstruksionet që ia bëjnë asaj në procesin e dialogut për marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë - Serbi të ndihmuar nga BE dhe ShBA.
Me këso qëndrime të qarqeve të ndryshme diplomatike, po e trimërojnë Qeverinë serbe të prirë nga A. Vuçiq, të mbajë qëndrim agresiv kërcënues ndaj Kosovës, shtuar edhe politikanë, analistë e tv- portale kosovare, të cilët hapur janë pozicionuar në luftën propagandistike në anën e politikës shoviniste serbe ndaj angazhimit ekzistencial të shtetësisë së Kosovës!!!
Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, janë të thirrur nga populli i Kosovës, të tregojnë maturi dhe angazhim maksimal në arsyeshmërinë e mbrojtjes së interesave vitale të Republikës së Kosovës në përballje me politikën agresive kundër vendit tonë dhe dyfytyrësinë diplomatike serbe karshi europerëndimit.
(S.S.)
Comments