Partizanë të fushatës mediatike kosovare për
formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që përputhen quditërisht
me kërkesën politike të Serbisë, shquhen: Berat Buzhala, Dardan Gashi, Valon
Syla, Halil Matoshi, Milaim Zeka, Ilir
Mirena e ndonjë tjetër, të cilëve u qëndron prapa, shtytësi i kësaj rryme
agjenturore Baton Haxhiu.
Numër i konsiderueshëm kanale televizive dhe
portale të Kosovës, në emisione debatuese, i shfrytëzojnë këta kameleonë të propagandës
denigruese në dëm të Kosovës e të mirëpritura prej politikës serbe të
autokratit shovinist Aleksandar Vuçiq.
Këta pseudoanalistë të lartcekur, në sytë e
opinionit publik kosovar, stigmatizohen me të drejtë, si eksponentë destruktivë
dhe nihilistë që ndjellin ndërhyrjen e shovinizmit serb në rregullimin e
brendshëm administrativ-juridik të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
(S.S.)
Comments