Së pari herë në historinë e shtetit shqiptar, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, u bë kryeqendra e Samitit më të madh evropian, në të cilin morën pjesë presidentë e kryeministra të shteteve që përbëjnë Bashkimin Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vetë mbajtja e këtij Samiti me renome dhe rëndësi evropiane e botërore, përbënë ngjarjen më të rëndësishme në historinë e re pozitive të Shqipërisë, nga i cili Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare cilësohet dhe fiton primatin e vendit të rëndësishëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik në Ballkan dhe Evropë.
Publiciteti që iu
dha Samitit të Tiranës nga mediat evropiane dhe ndërkombëtare, është kontribut
kolosal i afirmimit ndërkombëtar dhe rolit të shtetit shqiptar në rajon e më
gjerë.
Përveç
nënshkrimit të marrëveshjes për uljen e tarifave të Roming-ut mes BE-së dhe
Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshjen e sanksioneve kolektive ndaj Federatës
Ruse, ky Samit, i ofron mundësi ideale Shqipërisë, të shfrytëzojë diplomacinë
efektive në marrëdhëniet ndërkombëtare në përkrahje të forcimit të pozitës së
shtetit të Kosovës dhe neutralizimin e ndikimit të Serbisë në botë në raport me
Kosovën.
Përafrimi dhe
konsolidimi politik i Shqipërisë me Kosovën dhe gjithë faktorit shqiptar në
Ballkan, krijon prerogativa lehtësuese për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes
Kosovës dhe Serbisë, stabilizimin, sigurinë, paqen rajonale dhe integrimin e Ballkanit
Perëndimor në strukturat euroatlantike.
BE, duhet të jetë
e ndërgjegjshme që, interes i saj është, të sigurohet sovraniteti, integriteti
territorial i Kosovës, si kusht për frenimin e ndikimit rus në Ballkan përmes aleates së saj Serbisë
fashisoide e shoviniste, shkaktare e nxitëse e konflikteve në rajonin tonë.
(S.S.)
Comments