Na ndiqni ne Facebook

MUZEU I ALFABETIT SHQIP NË MANASTIR 18 MUAJ PA RRYMË


Shovinizmi antishqiptar maqedonas, nuk është i zbutur ndaj shqiptarëve, vetëm sa është ridimensionuar me ndihmën e marionetave shqiptare.

 

Qe 18 muaj, muzeu historik i alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, qëndron i mbyllur, pasi që pushteti maqedonas ia ka ndërprerë rrymën, me qëllim që të mos frekuentohet nga vizitorët e interesuar, ky muze më i rëndësishëm i historisë së kombit shqiptar.

 

Është rast ekstremisht i turpshëm, se si liderët politikë shqiptarë, vasalë në pushtet me shovinistët maqedonas, kurrë s'e kanë ngritur zërin kundër këtij barbarizmi inkuizitor mesjetar të shovinizmit banal maqedonoverior.

 

Kulmin e fushatës diskriminuese dhe asimiluese ndaj shqiptarëve të mbetur në Manastir, maqedonët  duan ta përmbyllin me asgjësimin përfundimtar të muzeut famëmadh  në Manastir, vendi u themelua alfabeti i gjuhës shqipe.

 

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Veriore Talat Xhaferi, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe renegatë të tjerë shqipfolës, me pozita të larta shtetërore në këtë vend, me heshtjen e tyre për tendencën maqedonase, për ta eliminuar muzeun e historisë gjuhësore shqiptare, janë bashkautorë të këtij krimi ndaj historisë sonë.

 

Si është e mundur që, Shqipëria, të mos reagojë, për këtë cenim aq të rëndë të historisë që i përket kryesisht asaj?!  Aq keq po degradohet  kultura, dinjiteti, identiteti dhe ekzistenca  jonë kombëtare me pasoja të paparashikueshme, e që shteti shqiptar nuk ndërmerr asgjë për ta mbrojtur historinë dhe kulturën nga rreziqet që i kanoset nga armiqtë shovinistë.

(S.S.)

Comments