Kryetari i PDK-së
Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së Lumir
Abdixhiku, prapa sloganit së pari njohje
nga Serbia pastaj "zajednica", fshehin qëllimin djallëzor të luftës
nën rrogoz kundër Albin Kurtit në përpjekjet e tij për ta penguar themelimin e
Bashkësisë së komunave me Shumicë Serbe.
Memli Krasniqi
dhe Lumir Abdixhiku, si kuislingë të thekur, janë tërësisht në unison me
kërkesën e Serbisë së Vuçiqit për jetësimin e "zajednicës" me status
autonomist.
Këta dy kameleonë
të rrezikshëm për shtetin sovran dhe integral të Kosovës, diplomatëve
evroamerikanë, me nënshtrim prej mercenari iu premtojnë se ata do ta e pranojnë
pa kushte "zajednicën" e kërkuar nga Serbia, të cilën kryeministri
Albin Kurti po e pengon me të gjitha mjetet politike, diplomatike e
demokratike.
Bashkësinë e
Komunave me Shumicë Serbe, me kompetenca ekzekutive, pas nënshkrimit të dy
liderëve të këtyre partive më 2013 dhe 2015 në Bruksel, e kanë ratifikuar edhe
në Parlamentin e Kosovës.
Ja kush e votoi
ratifikimin e "zajednicën" në Kuvendin e Kosovës:
30 deputetë të
Partisë Demokratike!
15 deputetë të
LDK-së!
10 deputetë të
AAK-së!
7 deputetë të
AKR-së, dhe deputetët e listës serbe dhe pakicave tjera etnike.
Gjithsej, 84 deputetë, e kanë votuar "zajednicën". Kunder 5, Abstenim 1
Kjo është
historia e turpit, nga e cila duhet të skuqen Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Memli
Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli dhe gjithë
deputetët që votuan ratifikimin e "zajednicës".
Comments