Na ndiqni ne Facebook

Plani i zbatimit të marrëveshjes së parë për Asociacionin

 


Plani i Zbatimit

Parimet e mëposhtme janë ato me të cilat dy palët janë pajtuar për organizimin e punës së Komitetit të Zbatimit:

·         Hapat për zbatim në të gjitha fushat e renditura më poshtë do të ndërmerren në mënyre simultane.

·         Ky plan do të jetë subjekt i përditësimit në përputhje me nevojat që parashohin të dy palët e Komitetit te Zbatimit.

·         Të dy palët do të vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundura për të informuar opinionin publik për përmbajtjen e "Marrëveshjes së Parë" dhe Planin e Zbatimit.

Zbatimi do të përbehet nga gjashtë elementë kryesore:

·         Rregullimi i kornizave ligjore

·         Asociacioni/Bashkësia

·         Policia

·         Drejtësia

·         Zgjedhjet lokale

·         Dispozita te përgjithshme

 

1. Përshtatja e kornizave ligjore: 

Fundi i majit:

Të dy palët do ti paraqesin Komitetit të Zbatimit planet e tyre të detajuara dhe afatet kohore për ndryshimet ligjore të kërkuara për zbatimin e ''Marrëveshjes së Parë"

 

Deri në mes të qershorit :

Të dy palët do të kenë miratuar të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore që kërkohen për zbatimin e "Marrëveshjes së Parë". duke përfshirë dhe Ligjin për Amnisti.

 

2. Asociacioni/Bashkësia:

Deri në fund të majit:

Të dy palët do të krijojnë një Grup Menaxhues për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë, duke përfshirë termat e referencës të përcaktuara nga Komiteti Zbatues. Këto tëra do të përfshijnë ndër të tjera përpilimin e draft statusit. Grupi do të ketë për detyrë të merret me të gjitha çështjet relevante për themelimin e këtij Asociacioni/Bashkësi dhe për një periudhe të përkohshme do taç ushtroj kompetencat e parapara me Nenin 4 dhe 6 të “Marrëveshjes së Parë". Grupi Menaxhues do të përbëhet nga përfaqësuesit e katër komunave veriore dhe do të themelohet pas miratimit nga autoritetet kompetente të Kosovës. Komiteti Zbatues do të monitorojë punën e Grupit Menaxhues.

Deri në fund të tetorit:

Pas zgjedhjeve lokale, dhe pas konfirmimit të rezultateve të atyre zgjedhjeve, Ekipi Përgatitor do të shpërbehet. Asociacioni/Bashkësia do të themelohet ne përputhje me Nenin 1 të "Marrëveshjes së Parë" dhe do të miratojë Statutin e saj, ne përputhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjet e Kosovës.

 

3. Policia:

Fundi i majit:

Të dy palët do të themelojnë një grup punues për zbatimin e Neneve 7-9 të "Marrëveshjes së Parë''. Grupi punues do të përpilojë plane të detajuara dhe afate kohore për integrimin e personali të sigurisë Serbe në strukturat e Kosovës dhe themelimin e çfarëdo strukture të re siç parashihet në marrëveshje, proces ky i cili do të realizohet me ndihmën e EULEX-it.

Komandanti i Përkohshëm Rajonal i policisë për katër komunat veriore do të emërohet në përputhje me Nenin 9 të "Marrëveshjes së Parë".

 

Deri në mes të qershorit:

Serbia do të fillojë mbylljen e strukturave të saj të sigurisë në Kosovë.

Serbia do të ofroj të  dhëna te detajuara rreth numrit dhe rangut të punonjësve te qeverise Serbe në sektorin c sigurisë te punësuar ne Kosova te cilat kane shprehur interes për t'ju bashkuar strukturave të Kosovës.

 

Kosova do të ofroje vende në Policinë e Kosovës dhe struktura të tjera ekuivalente të Kosovës, në bazë të rezidencës, ashtu siç është e mundur.

 

Serbia do të nisë procedurat e brendshme të nevojshme për ndërprerjen e dhënieve të pagesave të personelit që nga përfshirja e tyre në strukturat ekuivalente të Kosovës, dhe ta paraqes ketë tek grupi punues. Ky proces do të fillojë në rastin e personelit i cili tashmë shërben me Policinë e Kosovës.

 

Deri në mes të korrikut:

Të gjithë premisat e strukturave serbe të sigurisë në Kosovë do të mbyllen.

 

Deri në fund të vitit:

 Anëtaret e strukturave Serbe të sigurisë ne Kosove do te integrohen plotësisht në strukturat ekuivalente Kosovës me rroga të paguara ekskluzivisht nga buxheti i Kosovës.

 

4. Drejtësia:

Deri në fund të majit:

Të dy palët do të krijojnë një grup punues për zbatimin e Nenit 10 të "Marrëveshjes së Parë". Grupi punues do të zhvilloje plane të detajuara për integrimin e organeve gjyqësore të Serbisë në strukturat e Kosovës dhe për krijimin e çfarëdo strukture te re siç kërkohet nga marrëveshja, duke përfshirë ndër të tjera dhe gjykatat themelore dhe zyrat e prokurorisë se shtetit në komuna me shumicë Serbe, për tu realizuar brenda kornizës gjyqësore të Kosovës dhe me ndihmën e EULEX-it.

 

Një datë dhe plan për pezullimin e procedimit të rasteve në kuadër të sistemit Serb të gjykatave do të dakordohet midis palëve.

 

Deri në fund të qershorit:

Serbia do të ofrojë të dhëna mbi numrin e personelit të saj gjyqësor të punësuar ne Kosove, të cilët kanë shprehur interes për t’ju bashkuar strukturave të Kosovës, menjëherë pas miratimit të ligjit për Amnisti.

Kosova do të vë në dispozicion vende në strukturat e saj gjyqësore.

Përbërja e gjyqësorit do të pasqyrojë përbërjen etnike të juridiksionit territorial të secilës Gjykatë.

 

Deri në fund të vitit:

Integrimi i autoriteteve gjyqësore do të ketë përfunduar. Të gjitha premisat e gjykatave Serbe në Kosove do të jenë mbyllur, me themelimin e organeve te reja, dhe personeli i tyre do të jete integruar ne sistemin e Kosovës. Nuk do të ketë boshllëk në shërbime.

 

5. Zgjedhjet lokale:

Deri në javën e parë të qershorit:

Komiteti i Zbatimi do të fillojë diskutimet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. OSBE-ja do të marrë pjesë në këto diskutime, dhe do të udhëheq të gjitha grupet punuese të nevojshme në këtë punë.

 

Deri në fund të tetorit:

Mbahen zgjedhjet  lokale.

 

6. Dispozita të përgjithshme

·         Transparenca e financimit: Deri ne fund te majit, Serbia do të ofrojë një pasqyrë të detajuar të të gjithë financimeve te institucioneve në Kosovë përmes Komitetit të Zbatimit. Deri ne mes të korrikut, metoda për të arritur parimet për financim transparent do të përcaktohet nga të dy palët në Komitetin e Zbatimit.

·         Zbatimi i plotë i të gjithë marrëveshjeve arritur më parë në procesin e Dialogut. Të dy palët angazhohen për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura më parë, përkatësisht për:

 

Kadastra
Regjistrave civil
Vulave Doganore
Diplomave Universitare
Lirinë e Lëvizjes
Përfaqësimin rajonal
IBM
Aranzhimet ndërlidhëse
Njësia speciale e policish për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare
Pagesa doganore / Fondi i Zhvillimit për veriun e Kosovës

 

Të dy palët do të vazhdojnë dialogun e tyre politik.

***

Numri i Protokollit 1039/4

Datë : 23.05.2013


Marreveshja e pare e vitit 2013

Comments