Na ndiqni ne Facebook

ZGJEDHJE E MERITUAR E ZONJËS NEXHMIJE GORI NË KRYE TË OIK-së

Në Kuvendin zgjedhor të Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës, me shumicë absolute (129 vota), u zgjodhë, infermierja e Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Zonja Nexhmije Gori, infermiere profesioniste e dalluar, humaniste e përkushtuar, me cilësi të larta njerëzore e profesionale në shërbim. E dashur dhe respektuar nga pacientët dhe koleget e kolegët për punën e saj vetëmohuese në profesion.


Zgjedhja e z. Nexhmije Gori, në krye të OIK-së, është shtytje dhe vlerë e shtuar e zhvillimit dhe avàncimit profesional të strukturave shëndetësore të Kosovës të cilat i përfaqëson me dinjitet e kapacitete shumëdimensionale në shërbim të pacientëve të vendit tonë.


Me aftësinë e saj menaxhuese, me përkrahjen e kolegeve -  kolegëve dhe të institucioneve shtetërore - shëndetësore, shëndetësia kosovare do të ngritet e zhvillohet në nivel të admirueshëm.

(S.S.)

Comments