Na ndiqni ne Facebook

KËNGËTARJA E ËNDRRAVE QË PREMTON SHUMË

 Vajza Flutura Berisha, me talentin e saj, ëndërr jetësore për ta realizuar.



Kjo vajzë e re, hyn në radhën e krijueseve artistikë të diasporës shqiptare me plane dhe ambicie  të mëdha në arritjen e sukseseve si interpretuese e mrekullueshme dhe autore e teksteve të këngëve, me motive ngjyrash të fuqishme të dashurisë, jetës dhe kulturës materiale të gjeneratës bashkëkohëse.

 

Rrethanat që e sollën Flutura Berishën në mërgatë, deri në momentin e caktuar "e la pas dore" angazhimin e ushtrimit    talentit të saj dhe dashurinë për këngën. Megjithatë, spontanisht por me hapa të sigurtë, iu është ofruar mundësia, ta realizojë të plotë ëndrrën si këngëtare dhe artiste me vlera të çmuara nga artdashësit.

 

Ofertat e disa grupeve e producentëve muzikorë në Gjermani, janë premtuese të padiskutueshme, për sukseset që i paraprijnë këngëtares me vokal të ëmbël origjinal dhe shumë premtues të Flutura Berishës.

 

Flutura Berishës, i urojmë suksese në hapat vendimtarë, të angazhimit në interpretim të  këngës dhe autorësi në tekstet e këngëve që i shkruan si dhunti  e krijimtarisë së saj.

S.S.

Comments