Na ndiqni ne Facebook

"NAIVITETI MODERN" SHQIPTAR, PËRBALLË NACIONAL-SHOVINIZMIT SERBOMADH

 

Jeta, po e provon çdo ditë që, populli shqiptar, sidomos shqiptarët e Kosovës, asgjë s'kanë mësuar nga historia shekullore e politikës ekspansioniste e nacional-shovinizmit serbomadh kundrejt kombit tonë.

 

Vështirësitë që i shkakton Serbia, në përpjekjet për arritjen e ndonjë marrëveshje të arsyeshme dhe të qëndrueshme, mes dy shteteve, Kosovë-Serbi, janë njohura, pasiqë ajo, Serbia, qëllim jetësor e ka, ta pengojë konsolidimit shtetëror institucional dhe ta shtyjë sa të mundet politikën destabilizuese të saj me të gjitha mjetetqë ka në dispozicion.

 

Dy faktorë Serbia, i shfrytëzon me efikasitet maksimal, për ta mbajtur pambarim gjendjen e tensionuar në Kosovë:

 

1. Përmes bandave kriminale e kontrabandiste serbe, të dominojë dhe instrumentalizojë komunitetin serb në Kosovë, në veçanti serbët e veriut të Kosovës, që të refuzojnë shtetësinë dhe ligjshmërinë institucionale të shtetit ku jetojnë dhe:

 

2. Të fusin sa më suksesshëm thikat e përçarjes mes shqiptarëve në Kosovë, si mjet efikas në molisjen dhe dobësimin ekstrem të unitetit shqiptar drejt ndërtimit të politikave adekuate, në përballjen ndaj synimeve hegjemoniste serbomadhe.

 

Rast eklatant që u dëshmua katërcipërisht, se sa lehte  dora agjenturore serbe shkakton tërmet kaotik në skenën politike dhe mediatike kosovare është, publikimi i porositur serb, i një inçizimi bisede ordinere të Mimoza Kusarit-Lila me serbin Sllavko Simiq.

 

Opozitarët kosovarë, naivë apo diçka tjetër dhe medie mbështetëse, shkuan aq larg në veprimet destruktive, saqë krijuan incidentin e turpshëm deri në rrahje masive në Parlamentin e Kosovës, i cili mori dheun si lajm ogurzi në mediat ndërkombëtare, e favorshme për makinerinë propagandistike serbe dhe njollë e shëmtuar për Kosovën.

 

Kjo praktikë konfliktuoze e pajustifikueshme dhe primitive, duhet të marr fund pa kushte dhe politikanët e opozitës dhe pozitës t, i kthehen jetës parlamentare demokratike. Të gjejnë gjuhën e përbashkët të domosdoshme, për çështje kruciale të konsolidimit politik e institucional të shtetit të Kosovës.

Populli i Kosovës, nuk bie në letargjinë naive të elemetëve që për tendencë kanë frenimin e funksionimit normal të shtetit të Kosovës!

Qytetarët e Kosovës, duan dhe nuk lejojnë të dëmtohet vendi nga plangprishësit!

(S.S.)

Comments