Na ndiqni ne Facebook

RASTI "KLAN KOSOVA" / DEMASKOHEN MEDIET PROSERBE


Mediet kosovare, të rreshtuara në anën opozitës, me pretekstin e mbrojtjes së TV "Klan Kosova", ka shpërthyer në fushatë agresive bashkërenduar me opozitën në të njejtat valë propagandistike me mediet dhe politikën shoviniste serbe kundër vendimit të organeve kompetente të Kosovës për suprimimin e punës së jashtëligjshme të "Klan Kosova".


Gazeta proqeveritare serbe " Veçernje Novosti", e njohur me dekada për orientim shovinist antishqiptar,  shkrimin e saj të gjatë në përkrahje të opozitës dhe mediave kosovare e titullon: " Albin Kurti inatoset pse mediet e tij, pranojnë që Kosova është Serbi dhe, do që t'i shuaj".


Politikanë opozitarë dhe medie kosovare që ua mbajnë zhagun, janë hudhër në sulm flagrant, në mbrojtje të "Klan Kosovës", jo pse shtiren që e mbrojnë lirinë mediale, por, pse bashkë me këtë medium ligjërisht diskutabil, demaskohen ato medie të financuara nga Serbia....


Rugëdaljen, nga situara e mbërthyer e demaskimit total, si dorë e zgjatur e politikës agresive serbe ndaj Kosovës, medie dhe eksponentë opozitarë, luftojnë me shpirt në dhëmbë, që të shpëtojnë nga demaskimi tejet kompromitues, duke kërkuar ndihmën e "Srpska listës" për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.


Sa më agresive fushata e shfrenuar politike- mediale kundër Qeverisë Kurti 2, aq më shumë po rritet rejtingu i besueshmërisë qytetare i Qeverisë Kurti.

Aleancat qëllimkëqija joparimore, gjithmonë janë treguar kundërproduktive.

(S. S.)

Comments