Na ndiqni ne Facebook

Grupet e gjakut

 


Në bazë të materieve proteinike (albuminoze)që gjenden në rruzat e kuqe dhe plazmën e gjakut, te njerëzit dallohen katër grupe të gjakut: O,A,B dhe AB dhe secili njeri i takon vetëm njërit nga këto grupe. Në gjakun e njeriut gjendet edhe faktori Rh(Rhesus factor) që afro 85% të njerëzve e kanë gjakun me Rh. Njerëzit që e kanë Rh në gjak quhen pozitiv, ndërsa atyre që u mungon Rh në gjak quhen negativ. Nëse vie deri te martesa e mashkullit Rh pozitiv(+)me femrën Rh negativ(-), gjatë shtatzënisë fëmija e trashëgon gjakun e babait Rh+ ai fëmijë do të jetë i huaj për nënën dhe do të luftohet nga sistemi imun i nënës, pra gjasat janë për të vdekur fëmija, por jo në lindjen e parë sepse nuk krijohen antitrupa në sasi të mjaftueshme. Lindja e parë është normale, të tjerat me probleme.

 

Eritrocitet në membranë kanë disa materie që quhen aglutinogjene, kurse në plazmë aglutininet. Gjaku i njeriut ka dy lloje aglutinogjenesh dhe dy lloje aglutininesh,dhe në bazë të prezencës së aglutinogjeneve në membranën e eritrociteve gjaku i njeriut ndahet në katër grupe siç i theksuam më lartë.

 

  • Grupi A- në eritrocite është i pranishëm aglutinogjeni A, ndërsa në plazmë aglutininet Beta.
  • Grupi B-në eritrocite aglutinogjenet B ndërsa në plazmë aglutininet Alfa.
  • Grupi AB-në eritrocite aglutinogjenet AB ndërsa në plazmë mungojnë aglutininet.
  • Grupi 0-në eritrocite mungojnë aglutinogjenet ndërsa në plazmë të pranishme aglutininet Alfa dhe Beta.

 

Grupi 0 

Pasi që nuk ka aglutinogjene mund tu jepë gjak të gjitha grupeve tjera, ndërsa mer vetëm prej grupit të vet dhe quhet dhënës universal.

 

 Grupi AB

 Pasi që i ka të dy aglutinogjenet nuk guxon tu jepet gjak asnjë grupi tjetër përpos grupit të vet,ndërsa merr prej të gjitha grupeve.

 

 Grupi B

 I jep  grupit të vet dhe grupit AB, merr prej grupit 0.

 

 Grupi A

 I jep grupit AB dhe grupit të vet, merr prej grupit 0.

 

Në raste të gabimeve eventuale gjatë transfuzionit të gjakut, përzierja e gjakut, vije deri te ngjizja ose trashja e gjakut dhe vdekja është e pa shmangshme.

 

Xhavit Hashani


Comments